Gazeta Si – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit D.Ll., i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Në një njoftim, thuhet se nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi D.Ll, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159 983 paundësh britanikë (rreth 200 000 euro) nga persona të ndryshëm.
Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare, janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimit me dyshimet për pastrim parash.
“Bazuar në informacionet e mësipërme, Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




