Katër anëtarë të së njëjtës familje në qytetin e Vlorës janë nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit Infektiv të Tiranës, pas dyshimeve se janë të prekur nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për katër për një çift bashkëshortësh, djalin e tyre dhe një grua të moshuar, e ëma e njërit prej prindërve. Personat e infektuar janë të moshës 77, 69, 50 dhe 24 vjecx.
Të katërt ata kanë simptoma të njëjta dhe të ngjashme me ato që përshkruhen në rastet e koronavirusit.
Gazeta “Si” mëson se dyshimet për infektimin e tyre kanë lindur, pasi njëri prej djemve të familjes ka ardhur në Shqipëri nga Italia në javën e parë të muajit mars dhe është larguar sërish për në drejtim të Italisë vetëm pak ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




