Lajme

Dyshim për pastrim parash, prokuroria i bllokon 120 mijë euro fierakut

Pas dyshimeve për pastrim parash prokuroria ka sekuestruar 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët e krimit ekonomik dhe financiar në policinë e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 eurove, të shtetasit T.B.

Shtetasi në fjalë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në njoftimin e saj Policia e Shtetit nuk jep shumë detaje në lidhje me veprimtarinë kriminale të dyshuar të këtij personi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë