Një 52-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit në akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Policia thotë se operacioni “Pastrimi” është përmbyllur pas një hetimi 2-vjeçar.
“Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi: Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, thotë policia e Fierit.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos dhe Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës për të cilët gjithashtu është caktuar e njëjta masë si Troka.
Po për këtë vepër penale, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për A.Ç, 75 vjeç, dhe J.Ç, 26 vjeçe, të dy banues në Patos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.