Ka ndodhur

Dy turistë gjermanë bien në një humnerë në Theth, njëri prej tyre humb jetën

Gazeta Si – Janë gjetur dy turistët gjermanë, të cilët kanë kishin humbur rrugën dhe më pas u rrëzuan në një humnerë në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Dyshohet se ata janë burrë dhe grua, por për fat të keq, njëri prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Viktima raportohet se është burri. Burime nga stafi mjekësor thonë se gruaja është jashtë rrezikut për jetën, por mund të dërgohet në Spitalin e Shkodrës.

Një helikopter i Urgjencës Kombëtare ka mbërritur në zonë për traportimin e turistëve.

Dy turistët po eksploronin zonën mes Thethit dhe Valbonës kur u rrëzuan në zonën e quajtur Qafa e Valbonës.

Mësohet se grupi i turistëve përbëhej nga 4 persona, të cilët kishin humbur rrugën që duhej të ndiqnin.

Pak ditë më parë, një çift turistësh polakë në rrugë nacionale Shkodër-Lezhë humbën jetën në një aksident me motor.

Ata u përplasën me një 27-vjeçar i cili drejtonte një automjet dhe në tentativë për t’u kthyer në një pikë karburanti, i goditi për vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë