Gazeta Si – Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale.
Policia thotë se 18-vjeçari Flavio Mërkuri është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e gjysmë burg nën akuzën e vjedhjes me dhunë të mbetur në tentativë.
I riu së bashku me vëllain e tij dhe 2 persona të tjerë të gjithë të mitur, kanë tentuar t’i marrin para një të mituri tjetër duke e kërcënuar me thikë.
Ndërsa, 50-vjeçari Ilia Ndoka ishte shpallur në kërkim pasi GJKKO i kishte vcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për vepra të rënda penale, si pastrimi i parave, pjesëmarrja në grupin kriminal të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka në planin për vrasjen e Durim Bamit. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.