Ngjarje

2 rusë dhe një ukrainas hyjnë në Uzinën Ushtarake të Gramshit, sulmojnë me armë kimike ushtarët, 2 të plagosur

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit pasditen e së shtunës. Mësohet se 2 shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar ushtarakët e kësaj uzine.

Ata kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, sot pasdite këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.

Foto e nje prej ushtarit te plagosur

Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Dy ushtarët e plagosur janë Albi Bici dhe Ardian Xhaka.

Uzina Ushtarake e Gramshit

Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armë këmbësorie.

Kombinati ndodhet në fshatin Çekinë në Komunën Pishaj, 4 km pranë qytetit të Gramshit. Uzina Mekanike Gramsh, u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të.

Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me liçensë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm.

Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. UM GRAMSH siguron shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve. Sistemi i cilësisë së ndërmarrjes është i certifikuar me GOST.

Momentalisht UM Gramsh po vazhdon me projektin e demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese por në të ardhmen po mendohet që të rinovohet linja e prodhimit dhe të nisë prodhimi i armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka liçensë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë