Lajme

Dy shqiptarë kapen me 45 kg drogë në kufirin Maqedoni-Greqi

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica”, midis Maqedonisë dhe Greqisë janë konfiskuar rreth 45 kilogramë drogë.

Mediat maqedonase raportojnë se në bordin e makinës ishin dy shqiptarë, të cilët janë kallëzuar penalisht për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogramë hashash.

Ndalimi i tyre është bërë në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa shqiptare të drejtuar nga shtetasit me iniciale O.L dhe bashkudhëtari A.J.

Doganierët, gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me lëndë të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova sqaroi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë