Nga Gazeta ‘Si’-Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjaku dhe Jarinja, vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së martë.
Këto dy vendkalime kufitare janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri, ku mbeti i vdekur një efektiv policie nga Kosova.
Grupe terroriste të armatosura kanë sulmuar policinë mëngjesin e së dielës. Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen por ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.
Nga gjuajtjet me armë zjarri, katër terroristë u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan.
Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan si dhe harta dhe plane për sulmin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.