Nga Gazeta Si- Protesta e opozitës nisi më shumë se 30 minuta më vonë se sa ishte thirrur, me qytetarët që u mblodhën në bulevardin para kryeministrisë që ishte blinduar nga policia. Fillimisht protesta nisi e qetë, me disa nga folësit që kërkuan largimin e kryeministrit Rama.
Situata agravoi kur fjalën e mori kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ndërkohë që Berisha fliste nga arresti i shtëpisë, protestuesit hodhën molotov drejt derës së kryeministrisë, duke bërë që vendi të përfshihet nga flakët.
Me të mbaruar fjalën Berisha, protestuesit u drejtuan për tek bashkia e Tiranës, ku prej muajsh, protestojnë çdo javë për largimin e Erion Veliaj, si i përfshirë në dosjen 5D. Para bashkisë situata nuk ishte e qetë.
Disa minuta pas konfliktësh dhe tensionesh, protestuesit hoqën dorë, duke lënë bashkinë për tu drejtuar më pas në qetësi drejt ndalesës së fundit të protestës, selisë së PD-së.
Të gjithë janë mjaftuar me vetëm disa minuta qëndrim dhe një fjalim të deputetit Flamur Noka që më pas të shpërndahen, duke mbyllur kështu protestën kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.