Me këtë periudhë dhe çdo gjë që po ndodh në botë, gjëja më e rëndësishme është që të mundohemi të qëndrojmë të shëndetshëm.
Pothuajse të gjithë e dimë se duhani është i dëmshëm për shëndetin apo dhe që ushtrimet fizike bëjnë mirë, por një studim ka shkuar më tej dhe ka zbuluar se mos pirja e duhanit dhe ushtrimet fizike të bëra rregullisht mund të ndihmojnë në rritjen e jetëgjatësisë dhe shtimin e gjashtë deri në tetë vite jetë, madje edhe në ata me sëmundje kronike. Shkencëtarët nga universiteti “Leicester” kanë zbuluar se mos pirja e duhanit është kryesorja, e ndjekur nga ushtrimet.
Studimi shqyrtoi 480,000 të rritur nga Biobank, banka më e madhe për ruajtjen e qelizave staminale në Mbretërisë e Bashkuar. Pjesëmarrësit u gjurmuan për të paktën gjashtë vjet dhe u vlerësua nëse një mënyrë jetese e shëndetshme ndikoi në jetëgjatësinë.

Studiuesit vlerësuan pjesëmarrësit për kohën që bënë ushtrime apo dhe sasinë e duhanit që konsumonin ndërkohë që dhe vlerësonin shëndetin e përgjithshëm të tyre.
U arrit në përfundimin se burrat që u panë “shumë të shëndetshëm” kishin mundësi të jetonin 6.3 vite më shumë dhe burrat që u panë si “të shëndetshëm” mund të jetonin 4.5 vite më shumë.
Ndërkohë, gratë “shumë të shëndetshme” mund të fitojnë deri në 7.6 vjet dhe 6.4 vjet gratë që u vlerësuan si “të shëndetshme”.
Në moshën 45 vjeçare, duhanpirësit kishin një jetëgjatësi prej pesë deri në gjashtë vjet më të shkurtër në krahasim me jo-duhanpirësit.
Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën “PLOS Medicine”, sugjerojnë adoptimin e një jetese të shëndetshme për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve afatgjata.
Në një studim tjetër të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, u hulumtua pirja e duhanit, pasiviteti fizik dhe mbipesha si parashikues të jetëgjatësisë së shëndetshme dhe pa sëmundje.

Krahasuar me burra dhe gra që kanë një stil jetese të shëndetshme përveç konsumimit të duhanit apo mungesës së ushtrimeve, ato që kanë një stil jetese të shëndetshme ku nuk kryejnë asnjë “shkelje”, mund të jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë me shëndet të mirë.
Gjithashtu u tregua se ushtrimet japin një mori përfitimesh për trupin dhe trurin dhe konsiderohen si një faktor mbrojtës ndaj sëmundjeve.
Studimi zbuloi dhe që njerëzit që bëjnë ushtrime fizike rregullisht, edhe pse konsumojnë duhan, e bëjnë këtë në mënyrë më të moderuar.
Burimi: Daily Express. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



