Ngjarje

Dy kinezët që alarmuan Italinë. Qytetet që lëvizën, baret, restorantet e hotelet

Fluturimi “Ca 949” i nisur nga Pekini dhe ulur në Milano Malpensa më 23 janar në orën 5.35.

Është avioni që ka sjellë në Itali çiftin kinez të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirus e të shtruar në spitalin Spallanzani në Romë.

Do të duhej të bënin një tur në qytetet më të bukura të Italisë, prej dy ditësh janë në izolim në repartin e sëmundjeve infektive.

Por përpara se të mbërrinin në kryeqytet, çifti ka udhëtuar me autobus e mandej kanë marrë një taksi. Kanë qenë në Verona, në Parma e Firence. Kanë ngrënë në restorante e kanë fjetur në hotele të ndryshme, kanë shëtitur dhe vizituar monumente.

Ja pse kanë nisur verifikimet e autoriteteve të shëndetësisë, por edhe të policisë e karabinierëve, për të rënë në gjurmë nëse njerëzit që kanë qenë në kontakt me çiftin kinez të bëjnë kontrollet e duhura për të përjashtuar infektimin.

Aterimi

L.X.M. është 66 vjeç, e shoqja e tij, H.Y. 65. Jetojnë në Wuhan dhe me një grup nga vendi i tyre vendosin të blejnë një “paketë” të Kuoni për një tur në Itali.

Ndalesa e parë në Pekin, mandej fluturim direkt drejt Milanos. Kur zbriten atje, ndaj të gdhirin e e 23 janarit, bota isheë tashmë nën alarm për koronavirusin, por në aeroportet italiane nuk kishte ndonjë kontroll specifik. Pasi plotësojnë formularët për personat që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe mbledhin bagazhet e tyre, ata hipin në autobus për në Verona. Çifti mbërrin në qytetin venecian dhe vizitojnë disa nga vendet turistike më tërheqëse. Ata kalojnë disa orë në qendrën historike, ecin me turistët e tjerë e ndalen për drekë.

Etapa e parë

Pasdite drejtohen kah hotelit të madh të një zinxhiri ndërkombëtar në zonën Fiera. Mbërrijnë në 19,30. Punonjësi i recepsionit regjistron dokumentet, çifti ngjitet në dhomë ashtu si pjesa tjetër e grupit. Inspektimi i porositur dje kërkon “ngrirjen” e dhomës ku ata flinin dhe verifikimin e gjithë vendeve ku ka qenë çifti kinez. Por edhe analiza klinike për të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakte me ta, megjithëse në mënyrë sporadike. Vendet e ngrënies, vendet që kanë vizituar, çdo hapësirë do të kontrollohet. “Por ne jemi të qetë”, sigurojnë ata nga menaxhimi i hotelit.

Mbërritja në Parma

Në 8 të mëngjesit të ditës tjetër autobusi nis udhëtimin e drejtohet për në Emilia-Romagna. Destinacioni Parma. Në realitet udhëtimi i çiftit vazhdon me pjesën tjetër të grupit vetëm për pak orë.

Më 25 janar i gjithë grupi largohet sepse turi parashikon etapa të tjera përpara se të mbërrinin në bregun e Amalfit. Përkundër, çifti vendos të qëndrojë në hotelin e Parmës.

Nuk dihet nëse ata filluan të përjetojnë simptomat e para të sëmundjes apo vendosën të mos vazhdojnë udhëtimin sepse ishin të pakënaqur me organizimin. Ata zgjedhin të qëndrojnë në të njëjtin hotel për një natë, ndërsa më 26 janar ndryshojnë hotelin dhe lëvizin më shumë në qendër të qytetit. Kontrollet se ku kanë shkuar dhe çfarë kanë bërë në ato ditë janë ende në vazhdim, veçanërisht për të zbuluar nëse ata kanë qenë në bare apo restorante. Ata me siguri kanë dalë jashtë dhe më pas kanë vendosur të vazhdojnë udhëtimin duke marrë me qira një makinë me shofer.

Shetitja në Firence

Shoferi shkon t’i marrë në datën 27 për t’i çuar në Firence, ku mbërrijnë pas drekës. Gjithashtu për të proceduar me verifikimin e simptomave të mundshme shoferi është vendosur në një lloj karantine, sepse ai ka pasur marrëdhënie të afërta dhe për një kohë të gjatë me çiftin.

Ai i shoqëron ata në një hotel të vogël në qendrën historike. Me ta ai gjithashtu bën një tur në rrethinë, dikush thotë se ata kanë qenë në kodrat Chianti. Me sa duket, gjendja shëndetësore e çiftit vazhdon të përkeqësohet. Ata kalojnë të gjitha fazat e ndërmjetme dhe shkojnë direkt në Romë.

Fillon shtrimi në spital

Më 28 janar, kur mbërrijnë në kryeqytetin Romë, të dy janë prekur nga virusi. Kamerieri i një restoranti kinez në qendrën historike thotë se i njohu ata mes klientëve që hynë atë mbrëmje, ata thonë se bënë një shëtitje. Ata betohen se nuk kanë marrë transportin publik. Padyshim që në mëngjesin e 29 janarit burri fillon të ndjehet vërtet keq, aq sa rreth orës 17:00 gruaja kthehet në recepsion dhe kërkon ndihmë. Ajo është shumë e shqetësuar, shpjegon se duhet të thirret një doktor sa më shpejt të jetë e mundur. Stafi i hotelit ngre alarmin dhe pas disa minutash ambulanca mbërrin me infermierët me fustan të bardhë dhe një maskë. Vijohet procedura për sëmundje infektive. Të dy janë shtruar në spital dhe konfirmimi arriti të premten në mbrëmje: ata kanë koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë