Katar 2022

Dy gola në frymën e fundit ndaj Uellsit, Irani feston në shtesë

Gazeta Si – Irani ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së dytë në grupe. Pak para vërshëllimës përfundimtare, skuadra e trajneri Keiroz realizoi 2 gola ndaj Uellsit, duke marrë 3 pikët e para, ndërsa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e fundit me SHBA-të.

Në stadiumin ‘Ahmad Bin Ali’, Irani këmbënguli më shumë dhe ia doli të fitonte me golat e Cheshmi në minutën e 98-të dhe Rezaeian në të 101-ën. Ishte një ndeshje e mbushur me raste dhe shtylla (dy për iranianët).

Uellsi mbeti me 10 vetë në minutat e fundit, pasi portieri Henesei u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtari të Iranit. Arbitri vendosi pasi pa edhe pamjet në VAR.

Irani ushtroi presion të vazhdueshëm dhe në fund u shpërblye me dy golat që ndezën shpresën e kualifikimit. Në mbrëmje Anglia dhe SHBA-të luajnë ndeshjen tjetër të grupit në ‘Al Bayt’.

Para ndeshejs së sotme lojtarët e Iranit e kënduan himnin, ndërsa në stadium u shfaqën ngjyrat e ylberit, të ndaluara deri tani në Katar për tifozët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë