Lajme

Dy aksidente në pak minuta, plagoset drejtuesi i biçikletës

Dy aksidente në pak minuta, kanë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në lagje të ndryshme. Policia njofton se tek rrethrrotullimi i Saukut, një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Disa minuta më vonë, në zonën e Brrylit, një shtetase me iniciale M.N. teksa drejtonte mjetin e saj ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësorë. Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë