Lajme

Dy aksidente në Korçë dhe Laç, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Raportohet se aksidenti ndodhi në Vashtmi, ku mjeti me targa AA 61 8SK ka dalë nga rruga dhe për pasojë është shkatërruar plotësisht, duke përrfunduar në një parcelë.

Për shkak të përplasjes së fortë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës me lëndime të shumta.

Ndërkohë dy persona janë plagosur në një tjetër aksident të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Laçit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Laçit për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore. Për të dyja rastet policia po kryen hetimet për të gjetur shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë