Politike

Durrësi me koncesion, Oerd Bylykbashi: U dhanë edhe varrezat, gjëja e fundit

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha të dielën se i gjithë Durrësi është dhënë me koncesion.

“Dhanë me konçension shërbimin urban në Durrës. Plehrat ia paguajmë me paratë e durrsakëve koncensionit të Tiranës. Zhvillimi urban është praktikisht i dhënë me “konçension” në duart e pak ndërtuesve.

Porti nuk është më i durrsakëve. Sapo dhanë një konçension tjetër. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabëve. Durrsakët nuk do ta shohin më detin siç e shohin sot.

Bashkinë e ka marrë me konçension Kryeministria. Çfarë vendos Rama ekzekutohet në Durrës nga drejtoresha e përgjithshme e bashkisë”, tha Bylykbashi duke cekur edhe koncesionin  e fundit.  

“Tashme paskan vendosur edhe që varrimin dhe respektin e fundit të dashurve të tyre, durrsakët do të duhet ta negociojnë me koncesionarin e varrezave. Nuk mjaftojnë taksat që paguajnë po duhet te paguhet edhe koncesionari për banesën e fundit. Turp!”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë