Policia e Durrësit ka sekuestruar një pasuri me vlerë 2 milionë euro, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave.
Siç njofton policia, pasuria kriminale i përket 51-vjeçarit Pëllumb Tudës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim
Siç thuhet në njoftim janë sekuestruar këto pasuri:
2 pallate banimi dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.
Sipas policisë, këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal të vitit 2017, ndaj shtetasit P. T., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas është dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.
Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




