Lajme

Durrës, sekuestrohen 1.000 koli cigare kontrabandë

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit.

Pas një analizë risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme teë Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se te gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.

Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet e para hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë