Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës. Policia thotë se Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, Hajdie Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e ka qëlluar disa herë me levë gruan, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë duke u dorëzuar.
Çifti i komunitetit egjiptian ka tri vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.