Lajme

Durrës, 22-vjeçari përplaset me makinën e policisë, plagosen dy efektivë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune te rrethrrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, ku automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen”.

Mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale E. J., 22 vjeç, i cili ishte nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l.

Siç njofton policia, si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë