Gazeta Si – Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka prezantuar këtë të mërkurë punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në “Europe House”.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada gjermane përgëzon Dumanin dhe ekipin e tij për arritjet, duke theksuar se do vazhdojnë ta mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




