Gazeta Si – Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë’, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, rrëfeu takimin që kishte pasur me Behar Bajrin nën shoqërinë e Arlind Bushatit, të riut që u vra në masakrën e Dobraçit në tetor të vitit të kaluar.
Vetëm për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilajt, Dumani i ka kërkuar Behar Bajrit, një shifër prej më shumë se 1 milion euro.
Ndërkaq Dumani në dëshminë e tij thotë se njeriu që e ka lidhur me Bajrat, është Arlind Bushati, i cili ishte një ndër viktimat e asaj që njihet si masakra e Dobraçit që mbeti i vrarë në makinë së bashku me Hamza Licin, pjesë e armiqësisë së kamotshme mes dy familjeve në Shkodër.
Këto komunikime i ka dëshmuar vetë protagonisti kryesor, Nuredin Dumani në seancën e sotme gjyqësore.
Ndërsa Bajri, duke e konsideruar këtë si një shifër tepër të lartë, i kishte dhënë 200 mijë euro, si dhe i kishte premtuar se do t’i sillte Talo Çelën me të cilin Dumani kishte nisur armiqësi të përbetuar.
“Behar Bajrin, e kam takuar me Arlind Bushatin. I kishte thënë Elton Basha, Arlindit se është shoku im. Tha bjere Nuredinin. Kto prisnin takim me mua, unë nuk shkova, çova Eltonin bashkë me Altinin, s’më kujtohet mbiemri, është nga Dibra. Isha kontakt me Eltonin. Kërkojnë Nuredinin ato, i japin telefonin, ja ku është. Behar Bajri më tha pas një bisede me tensione dhe të gjatë, për të bërë goditje për Dorian Dulin, Genc Tafilin, dhe perosna të tjerë, po s’më kujtohen. I kam kërkuar 1.5 milionë euro. Ai më dha 200 mijë euro se aq sa kërkova unë, tha të çohen të vdekurit nga varri s’i bëj dot! Unë i kërkova në këmbim Behar Bajrit, Talo Çelën. Sepse ma ofroi, të më ndihmonte, tha kam rob. Ia kërkova, thashë ma gjej ku është. Pas disa kohësh tha se di. Suel Çela ma ka pranuar vetë se ka bërë takim me Talo Çelën. Me Behar Bajrin kam komunikuar me ‘Sky’ ose ‘Matrix’”, – zbuloi Dumani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.