Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetes Grida Duma lidhur me rrëfimet e Xhisiela Malokut mbrëmjen e kaluar nëpër intervistat televizive.
Deputetja Grida Duma, në një dalje për mediat, nga selia blu tha se vajza nën presion të vazhdueshëm shfajësoi mbrëmë përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.
“Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfajësuar kë? Duke shfajësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet” u shpreh Duma.
Duma pohoi se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garancinë e Edi Ramës.
“Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë,” tha ndër të tjera Duma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


