Lajme

Dukuritë natyrore dhe zjarret nga njeriu ulin sipërfaqjen pyjore dhe kullotave në Shqipëri

Në sipërfaqjen e fondit pyjor dhe kullosor në vitin 2019, si rezultat i dukurive natyrore dhe aktiviteteve njerezore, ka një rënie me rreth 17 (ha), krahasuar me vitin 2018.

Instituti i Statistikave ka raportuar sot (të mërkurën) se në vitin 2019 fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.7 mln (ha) dhe 60,5 % të sipërfaqes totale të vendit.

Në 2019 pyjet shtrihen në një sipërfaqe 1. 1 mln (ha) që përfaqëson 60,4 % të fondit pyjor dhe kullosor. Kullotat dhe livadhet zenë një sipërfaqe 478 mijë (ha) ose 27,5 % të fondit pyjor dhe kullosor.

Sipërfaqet më bimësi pyjore dhe inproduktive që janë pjesë e fondit pyjor zënë një sipërfaqe 210.3 mijë (ha) ose 12,1 % të këtij fondi.

Në vitin 2019, vëllimi i përgjithshëm i pyjeve, arrin në rreth 54.846 (000/m3), nga të cilat 94,0 % e këtij vëllimi përbëhet nga pyjet publike dhe 6,0 % nga pyjet private.

INSTAT sqaron se, si pasojë e shfrytëzimeve dhe zjarreve, vëllimi është ulur afërsisht me 31.316 (m3), krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, në fondin pyjor sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,8 %, ndjekur nga të tjera lloje me 35,8 % dhe halorët 14,3 % .

Zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura në vitin 2019 zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 523.8 ha duke zënë 30,0 % të sipërfaqes së fondit pyjor dhe rreth 18,0 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Në vitin 2019, ka patur ndyshime në numrin e zonave të mbrojtura, pasi për miratimin e listës së rishikuar të monumenteve të natyrës Shqiptare, është bërë rishqyrtimi i kësaj kategorie.

Në vitin 2019, sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e zenë parqet kombëtare me 44,0 % të sipërfaqes gjithsej, ndjekur nga rezervatet natyrore të menaxhuara me 32,3 %, peisazhet e mbrojtura me 18,6 %, zonat e mbrojtura të menaxhuara 3,5 %, rezervatet natyrore 0,9 % dhe monumente natyrore 0,7 %.

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ato ofrojnë. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë