Katar 2022

Duke ndëshkon Tunizinë dhe ndez shpresat e Australisë për kualifikim

Gazeta Si – Pas humbjes me Danimarkën në ndeshjen e parë në grup, Australia ka hapur mundësitë e kualifikimit për në fazën e 1/8-ve në Botërorin e Katarit. ‘Kangurët’ mundën 1-0 Tunizinë dhe morën tri pikë shumë të rëndësishme.

Në stadiumin ‘Al-Janoub’ vendosi goli i Mitchell Duke, në minutën e 23-të. Nuk solli asnjë ndryshim rezultati dominimi i Tunizisë në pjesën e dytë, sepse Australia u mbrojt fort.

Pjesa e parë, pavarësisht ritmeve të ulëta, ishte mjaft e luftuar. Australia bëri një lojë efikase në krahë, ndërsa Karaçiç bëri një paraqitje shumë të mirë. Në minutën e 23-të Guduin krosoi bukur në zonë dhe Duke goditi saktë me kokë, duke shënuar golin e vetëm.

Më pas ndeshja u luajt në mesfushë dhe pjesa e dytë ishte shumë taktike. Msakni kishte rastin më të mirë për Tunizinë, por ndërhyrja e portierit Rian ishte vendimtare. Në fund Australia ka festuar për këtë fitore shumë të çmuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë