Njerez

“Duhet të jenë 12 veta për të hapur flakonin”; Qendrat e vaksinimit në Tiranë vendosin kushte për qytetarët

“Dua të bëj vaksinën shpejt por më thanë që duhet të bëhen 12 veta për t’u hapur flakoni,” tani duhet të pres tregon Selma.I një 30 vjeçare që qëndron përreth tek stenda e vaksinimit në Sheshin “Skënderbe” dhe ka kërkuar të bëjë vaksinën AstraZeneca.
E reja shpjegon se në Qendrën Shëndetësore në lagjen e saj e kishin drejtuar për qendrat e mëdha të vaksinimit dhe këtu po i nxjerrin justifikime për të pritur.
Të njejtën gjë konfirmon edhe një tjetër qytetare e cila do të bëjë të njëjtën vaksinë.
Albana S. tregon për Gazetasi.al se vaksinatoret brenda i kishin thënë që të vinte herët në mëngjes ose të vinte pasdite pas orës 7:00 që të bënte dozën e dytë.
“Nuk do vi 100 herë të bëj një vaksinë se nuk kam kohë,”shton më tej qytetarja.

Kjo situatë është konstatuar edhe gjatë muajit të shkuar nga Gazetasi.al kur qytetarëve iu thuhej se qendrat e vaksinimit masiv hapeshin në orën 5:00 pasdite, por njëjtë si atëherë Gazetasi.al nuk mori në shpjegim nga autoritetet shëndetësore pse qytetarët hasin këto probleme kur shkojnë të vaksinohen.


Qysh prej fillimit të muajit Gusht, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se muaji do të ishte i hapur për personat +18 vjeç që të kryenin vaksinën, kur të donin. Gjithashtu, autoritetet shëndetësore theksojnë çdo ditë se sa i rëndësishëm është vaksinimi dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të vakainohen.
Ndërkaq nga ana tjetër kur ata shkojnë për t’u vaksinuar përballen me të tilla justifikime dhe kthehen nga kanë ardhur të lodhur nga dielli dhe pa vaksinë.


“Do detyrohem të vi përësri dhe ishallah ka më shumë njerëz. Më duhet ta bëj vaksinën se punoj në fasoneri dhe virusi tjetër është vërdallë,” shton më tej Selma.I.
Në një nga deklaratat e saj Ministrja Manstirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.Gjatë ditës së djeshme janë kryer rreth 8000 vaksinime ndërkohë që mbulesa vaksinale në vend është ende shumë e ulët. Prej disa ditësh tashmë shifrat e infektimeve në vend janë rritur dhe duket që Delta ka dhënë impaktin e saj. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në vend kanë shpjeguar për Gazetasi.al se përveç ruajtjes së masave frenuese të infeksionit i rëndësishëm është dhe vaksinimi me dy doza.
Por duke nisur nga këshillat e vlefshme, autoritetet duhet të shpjegojnë pse qytetarët përballen me të tilla justifikime edhe kur duan të vaksinohen?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë