Jete & Stil

“Dua të zbuloj…” Si nxit kurioziteti sjellje të rrezikshme

“Pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse…” Shumica e zbulimeve të mëdha të historisë njerëzore janë paraprirë nga këto fjalë, por përsëri, kjo nuk është diçka që funksionon për të gjithë.
Hall McDonald, pedagog letersie dhe linguistike ka treguar një histori të tijen që lidhet me këtë.
“Unë kisha një mik në shkollën e mesme që gjithmonë thoshte këtë frazë dhe në fund përfundonte duke u dëmtuar vetë apo duke dëmtuar diçka përreth.
Si një person pak më i kujdsshëm, zakonisht ndërhyja menjëherë pasi i dilnin këto fjalë nga goja duke e pyetur nëse me të vërtetë mendonte se do të ishte një ide e mirë ta shndërronte pyetjen e tij hipotetike në një realitet. Herë pas here, unë arrija ta tërhiqja vëmendjen e tij për ndonjë veprimtari më të sigurt, pa dyshim më pak interesante dhe për këtë ai insistonte të ndiqte “hetimin” e tij deri në fundin e hidhur.
“Thjesht duhet ta zbuloj”, thoshte ai, si një argument përfundimtar për t’i dhënë fund të gjitha diskutimeve të mëtejshme mbi këtë çështje.
Ndërsa shoku im i shkollës së mesme ishte mbase i pazakontë në gatishmërinë e tij për të rrezikuar jetën dhe gjymtyrët për të provuar pyetjet që vazhdimisht i vinin në kokë, nuk kishte asgjë aspak të jashtëzakonshme në dëshirën e tij themelore “për të zbuluar”.
Ne qeniet njerëzore jemi krijesa kurioze. Historia e civilizimit njerëzor, në fakt, është një dëshmi e nevojës sonë themelore për të zbuluar. Ne kemi ‘ekzaminuar’ pothuajse çdo pëllëmbë të botës në të cilën jetojmë. Kurioziteti ynë është një pjesë themelore e asaj që ne jemi si një specie.
Për të zbuluar se sa thelbësore është të njohësh këtë nevojë njerëzore, një ekip studiuesish kohët e fundit zhvilluan një studim në të cilin pjesëmarrësve iu dha mundësia të rrezikonin mundësinë e goditjes elektrike në këmbim të heqjes së kureshtjes së tyre mbi njohuritë “e parëndësishme”. Rezultatet treguan se dëshira jonë njerëzore për të kënaqur kuriozitetin tonë është aq e fuqishme sa jemi të gatshëm të durojmë rrezikun e dhimbjes fizike për ta bërë këtë. Studimi gjithashtu tregoi që ta quash kuriozitetin tonë të pangopur një “uri” për njohuri nuk është plotësisht metaforike, pasi motivimi i pjesëmarrësve për të kënaqur kuriozitetin e tyre ndanë të përbashkëta si psikologjike ashtu edhe nervore me “urinë fizike”.
Në studim, pjesëmarrësve iu prezantua një “gjendje kurioziteti” në formën e videove me magji ose pyetjeve ‘me spec’, pasuar nga një “rrotë e fatit” që do tregonte nëse do humbin apo do fitojnë.
“Fitimi” përfshinte shansin për t’u treguar se si bëhet magjia ose cila ishte përgjigjja e pyetjes. “Humbja” përfshinte një goditje elektrike(kjo nuk bëhej, thjesht pjesmarrësve ju la të besonin se do të ndodhte kjo nëse humbin).
Të ballafaquar me këto opsione, atyre u kërkohej që të vendosnin nëse ishin të gatshëm të luanin me fatin për mundësinë që të kënaqnin kuriozitetin e tyre. Një pjesë tjetër e eksperimentit përfshinte një “gjendje ushqimore” në të cilën pjesëmarrësve u tregoheshin fotografi të ushqimit dhe më pas u kërkohej të vendosnin nëse ishin të gatshëm të luanin me fatin për mundësinë për të marrë artikuj ushqimorë por që kishte dhe mundësi që të goditeshin nga rryma elektrike.

Çfarë ndodhi?
Gatishmëria e pjesëmarrësve për të luajtur ra kur shanset e humbjes dhe goditjes elektrike u rritën, por deri në një moment, ata ishin të gatshëm të pranonin mundësinë e një goditje elektrike në mënyrë që të shuanin kuriozitetin e tyre për magjinë ose pyetjes me spec.
Për më tepër, kur krahasohen me përgjigjet e tyre ndaj “gjendjes ushqimore”, pjesëmarrësit treguan një gatishmëri të barabartë për të rrezikuar goditje elektrike për të kënaqur kuriozitetin ose urinë fizike. Rezultatet tregojnë që njerëzit janë po aq të gatshëm të rrezikojnë probleme fizike për të marrë njohuri kur janë kuriozë, aq sa edhe për të fituar ushqim kur janë të uritur. Për të testuar hipotezën se mund të ketë lidhje nervore, si dhe të sjelljes midis kuriozitetit dhe urisë, studiuesit zhvilluan një sërë eksperimentesh neuroimazherie në të cilat u morën skanime fMRI të trurit të pjesëmarrësve ndërsa ata diskutuan mbi vendimin për të rrezikuar ose jo goditje elektrike për të kënaqur kureshtjen/urinë e tyre.
Skanimet zbuluan se të dy llojet e vendimmarrjes së motivuar përfshinin një rajon të trurit të lidhur me shpërblimin.
“Në mënyrë të veçantë, aktivizimi në striatumin e barkut në përgjigje të kuriozitetit dhe stimujve që evokojnë urinë parashikuan vendimin për të pranuar opsionin e rrezikshëm përmes aktivizimit të striatumit dorsal gjatë fazës së vendimit.” thanë studiuesit.
Studimi zbulon fuqinë e madhe që ushtron kurioziteti si një forcë motivuese në sjelljen njerëzore, duke na shtyrë, madje edhe në rrezik dëmtimi, për të përmbushur nevojën tonë për të ditur në të njëjtën mënyrë që uria na shtyn të kënaqim nevojën tonë për të ngrënë.
“Është ajo që ka prodhuar arritjet më të mëdha të civilizimit në të kaluarën tonë dhe do të na lejojë ne për të trajtuar sfidat më të mëdha me të cilat do të përballemi në të ardhmen tonë.
Burimi: Psychology Today. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë