Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë hedhur letra në sallën e kuvendit në shenje proteste për moslejimin e votës së diasporës.
Në pankartën që shpalosën para deputetëve shkruhej “Dua të votoj në 2025”.
“Na keni gënjyer për 1 vit e gjysmë, s’po na lejoni të votojmë”, është shprehur një nga aktivistët. Më pas gardistët i kanë nxjerrë jashtë sallës protestuesit.
Vota e diasporës është një nga pikat kryesore të retorikës politike të mazhorancës dhe opozitës, ku të dyja kahet thonë se duan që emigrantët të votojnë, por nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.