Media Galeri

Dua Lipa pozon ‘topless’ për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare

Në profilin e saj, këngëtarja Dua Lipa ka publikuar disa foto të shkrepura për Vogue France.

Në një prej fotografive, këngëtarja shqiptare pozon edhe topless.

Dua do të shfaqet në kopertinën e revistës së modës për numrin e shtatorit. Në intervistën e dhënë, ajo flet ndër të tjera edhe për kuptimin që mban emri i saj dhe rrënjët shqiptare.

-Emri yt do të thotë “dashuri” në shqip. Por kur e dëgjoj, nuk mund të mos dëgjoj gjithashtu “dualitet”…

Sigurisht… Emri im ka shumë anë! Ka shumë dualitet në mua… Por brenda këtij dualiteti unë gjej paqen…

-Prindërve të tu iu desh të ndryshonin punë, shtet… Si fëmijë, ndiheshe ndryshe nga të tjerët?

Po! Emri im e vinte menjëherë në dukje atë ndryshim. Sado normale të përpiqesha të shfaqesha, sapo prezantohesha, dëgjoja: “Oh, nga vjen? Çfarë do të thotë?” Dhe atëherë nuk më duhej të përsërisja apo të shqiptoja emrin tim… Nga atje, do të përfundonim duke diskutuar për Kosovën, edhe nëse askush nuk e dinte se ku ishte vendi.

-Është një emër i madh.

Faleminderit, por arrita ta vlerësoja vetëm duke e imagjinuar si emrin tim të skenës. Unë kam qenë gjithmonë krenare për rrënjët e mia shqiptare, por ndërsa jam rritur, kam mësuar të vlerësoj historinë time.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë