Njerez

Dua Lipa pozon me fanellën e Palermos, ‘Puma’ zgjedh si imazh këngëtaren shqiptare

Gazeta Si – Muzikë dhe sport. Një kombinim perfekt në botën e futbollit. Në pak orë skuadra e Palermos, që synon rikthimin në Serinë A, është transformuar në një realitet ndërkombëtare. Falë Dua Lipës, yllit të muzikës me origjinë shqiptare.

Këngëtarja është shfaqur me fanellën e Palermos në një foto, që me shumë shpejtësi ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale, duke marrë pëlqime dhe ndarje të shumta.

Dua Lipa ishte protagoniste e një seti fotografik ekskluziv për ‘Foot Locker’ dhe në këtë rast ka pozuar me fanellën e Palermos për lançimin e "Puma Palermo". Versioni 2023 i atleteve historike të tenisit të kompanisë gjermane, që ishin në modë në vitet '80.

Marka ‘Puma’ ka zgjedhur këngëtaren e famshme si imazh, duke i dhënë jetë një bashkëpunimi që po jep tashmë frytet e para. Por nuk është gjithçka. Dua Lipa ka firmosur edhe një tjetër partnership me kompaninë, duke prezantuar një tjetër model, "Puma Mayze Dua Lipa".

Këto atlete që kanë edhe tonalitetin rozë kanë ngacmuar fort imagjinatën e të apasionuarve të modës dhe sportit në gjithë botën. Rezultati? ‘Puma’ ka vendosur të sponsorizojë edhe fanellën zyrtare të Palermos.

Kujtojmë që në pjesë e klubit të futbollit italian është ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë