Dua Lipa nuk ka ardhur për të bërë lojëra!
Ylli i popit hyri në skenën e saj të parë të festivalit gjigand, Glastonbury, me një performancë magjike dhe dinamike që ishte e mbushur me hite nga fillimi në fund.
Ajo shkoi në skenën e Piramidës pak pas orës 22:00, duke e hapur me një seri të përsosur prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.
Secila këngë ishte e shoqëruar me një koreografi mahnitëse, sikur të ishe në një shfaqjeje çmimesh - dhe ritmi nuk u ndal gjatë gjithë natës.
Në skenë, ajo foli vazhdimisht për mënyrën se si e kishte manifestuar pikërisht këtë moment, pasi kishte ëndërruar të ishte titullare e Glastonbury para se të regjistronte albumin e saj të parë.
“E kam shkruar këtë moment dhe e kam dëshiruar, e kam ëndërruar dhe kam punuar kaq shumë”, tha ajo./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.