Ka ndodhur

Droni zbulon parcelën me kanabis në Velipojë, kapet vetëm ‘kopshtari’

Gazeta Si – Falë përdorimit të dronit dhe informacioneve në rrugë operative, Policia e Shkodrës ka kapur një parcelë kanabisi në fshatin Ças në Velipojë.

Gjatë operacionit, në pranga është vënë edhe një person që kujdesej për bimët.

Policia thotë se bëhet fjalë për 567 bimë kanabisi, të cilat janë një numër i konsiderueshëm për një parcelë kanabisi.

Dyshohet se 34-vjeçari i kapur në vendin kur ndodhej parcela, të jetë kujdestari i bimëve.

Ndërsa është shpallur në kërkim një 39-vjeçar, i cili dyshohet se është personi që ka bërë investimin.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanzan, bëri një monitorim nga ajri për verifikimin e parcelave me kanabis në veri të vendit.

Gjatë patrullimit me helikopter, ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë