Nga Gazeta 'Si' - Rusia deklaron se ka shmangur gjatë natës një nga sulmet më të mëdha me dronë të Ukrainës, të cilët kishin objektiva brenda Moskës.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin i cili nënvizoi se mbrojtja ajrore fuksionoi si duhet duke rrëzuar të gjithë mjetet fluturuese të armikut.
“Bëhet fjalë për një nga përpjekjet më të mëdha të ndërmarra deri tani për të goditur me dronë Moskën”, shkruan Sobyanin në rrjetet sociale.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas.
“Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Brjansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk”, u tha në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.