Në sajë të operacionit policor të koduar “Liqeni”, Policia e Shkodrës ka sekuestruar 204 kilogramë lëndë narkotike marijuanë dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas.
Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Kurteza, 33 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Lënda narkotike do të transportohej nga Shkodra drejt Malit të Zi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz, 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



