Lajme

Drogë nga Greqia në Shqipëri, Prokuroria kërkon burg për 7 të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për 7 të arrestuarit, që u vunë në pranga në sajë të operacionit antidrogë “Tranzit”.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg konkretisht për shtetasit:

Pajtim Aga, vëllai i ish-shefit të Qarkullimit në Dibër, Fatjon Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj, Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija.

Prokurori Robert Kote është shprehur se prova më e fortë janë përgjimet dhe sekuestrimi i 32.5 kg lëndë narkotike, cannabis sativa në formë çokollate.

Siç bëri me dije policia në njoftimin zyrtar, shtetasit në fjalë kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetin grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Më pas, lënda narkotike do transportohej në Tiranë, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celularë dhe 2 automjete. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë