Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion antidrogë në Tiranë.
Gjatë këtij operacioni në pranga kanë rënë në pranga 7 persona si dhe janë sekuestruar 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.
Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit:
E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.
M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Siç njofton policia, shtetasit në fjalë kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetin grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.
Më pas lënda narkotike do transportohej në Tiranë, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celularë dhe 2 automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




