Rend dhe Ligj

Drogë në market, arrestohet pronari dhe punëtori

Policia e Cërrikut ka arrestuar dy persona, pronarin dhe punëtorin e një marketi pasi ka zbuluar 2.6 kg kanabis, e fshehur në disa kavanozë.

Pas të dhënave në rrugë operative policia ka ushtruar kontroll në marketin e Eris Skënderi 31-vjeç, duke sekuestruar në cilësinë  e provës materiale lëndën narkotike kanabis sativa. Së bashku me pronarin e marketit është arrestuar edhe punëtori Roland Dulja, i cili dyshohet se është i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një aparat celular.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë