Lajme

Drogë në çantë, në pranga 2 të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit R. K. 27 vjeç dhe F. D. 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 2, Cërrik, Elbasan.
Arrestimi u bë pasi në vendin e quajtur “Rrotondoja e Bardhajve”, në dalje të qytetit të Shkodrës, këta shtetas janë ndaluar dhe gjatë kontrollit iu është gjetur në çanta një sasi prej 37.8 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë