Gazeta Si – Pesë shtetas të huaj janë arrestuar këtë të hënë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në lokalet e natës në jug të vendit. Dy ditë më parë, policia arrestoi në dy operacione të ndryshme po në Dhërmi dy shtetas nga Britania e Madhe dhe 3 të rinj shqiptarë, të cilët shisnin në lokale nate lëndë narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, një spanjolle, dy argjentinas, një italian dhe një brazilian po shpërndanin doza të drogave të forta në Dhërmi.
LEXO EDHE:
Qindra doza kokaine dhe kanabisi për shitje në koncertin në Dhërmi, 3 në pranga
Pas kontrollit në ambientet ku ata po rrinin, u janë gjetur një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, 5 aparate celulare si dhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj:
-T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle;
-C. M., 28 vjeç, shtetas brazilian;
-Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase;
-R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas;
-N. M., 27 vjeç, shtetas italian.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta 5 shtetas kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.
Bëhet fjalë për rastin e tretë të shtetasve të huaj që arrestohen nga policia shqiptare brenda pak ditësh me akuzën e shpërndarjes së lëndëve të ndrysmë narkotike.
Dy ditë më parë, dy anglezë janë vënë në pranga pasi u kapën duke shpërndarë doza droge kokainë, kanabis dhe ekstazi në Dhërmi.
Gjatë kontrollit fizik të dy të arrestuarve Stephen Richards dhe Richards Deacon, iu gjetën rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.
Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 milion e 260 mijë lekë, 12 mije e 110 euro dhe 2 mijë e 60 paund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




