Rend dhe Ligj

‘Drogat e forta janë vdekjeprurëse’, agjentë policie në terren në zonat turistike

Gazeta Si – Përdorimi i drogave të forta gjatë sezonit turistik në Shqipëri është kthyer në një shqetësim të vërtetë.

Për këtë fenomen Policia e Shtetit iu bën thirrje të rinjve të shmangim lëndë të tilla, sidomos në zonat bregdetare, pasi janë vdekjeprurëse.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, tha se policia ka një plan të hollësishëm për të parandaluar këtë aktivitet të paligjshëm.

“Pati përdorim në disa plazhe në vitet e kaluara të kësaj droge, nga persona që shfrytëzojnë vendin tonë, por kemi një plan të hollësishëm, ku pjesë e këtij plani është në zona bregdetare, – tha Jaupi, gjatë prezantimit të planit për sigurinë gjatë sezonit veror. – Kemi pasur shqetësimin, janë droga janë të importuara kohët e fundit, janë marrë masa nga agjentë të policisë, nga burime të inteligjencës, është vërtet shqetësim përdorimi i drogave, të cilat janë vdekjeprurëse për shkak të efektit që japin kur nuk njihen nga përdoruesit”.

Jaupi shtoi se “janë marrë masa, do të ketë kontrolle jo vetëm në terren, por që në hyrje do të bashkëpunojmë me struktura homologe”.

Vetëm në dy javët e fundit janë arrestuar disa turistë të huaj, kryesisht britanikë dhe spanjollë që tregtonin kokainë dhe lëndë të tjera të forta në Dhërmi dhe zonat përrteth.

Në 12 qershor, 5 shtetas të huaj ranë në prangat e policisë, konkretisht një spanjolle, dy argjentinas, një italian dhe një brazilian, të cilët po shpërndanin doza të drogave të forta në Dhërmi.

Pas kontrollit në ambientet ku ata po rrinin, u janë gjetur një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, 5 aparate celulare si dhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotik

Ndërsa në fatë 14 qershor, dy anglezë u kapën në Dhërmi, ndërsa një ur shpall në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia tha se se ndaj S.R, 27 vjeç dhe R.D, 33 vjeç, ishin siguruar informacione në rrugë operative se prej disa ditësh pasi kishin shkuar si turistë në Dhërmi, kishin nisur të shpërndanin drogë. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, Ë.K, 32 vjeç.

Vetëm në një rast policia sekuestroi 3.2 milionë lekë, mbi 12 mijë  euro dhe 2.060 paund, që ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë