Lajme

Pafajësia e Arben Frrokut ndjek prokurorin Hallunaj në Vetting

Sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjyqtari ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, po nuk përfaqësohej nga avokat.

Sipas raportit të ILDKPI, gjyqtari Hallunaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka konflikt interesi.

Sipas hetimit të KPK, rezulton se subjekti ka një apartament 160 metër katror që është blerë 49 mijë euro. Si burim është një kredi 5 milionë lekë dhe kursimet.

Rezulton se godina ende nuk është regjistruar në Hipotekë. Rezulton se ky apartament është blerë 300 euro metri katror.

Hallunaj gjithashtu ka një mercedes benz me vlerë 1 milion lekë që është blerë me të ardhura nga kursimet dhe shitjen e një automjeti tjetër.

Sipas KPK subjekti ka depozitë bankare 43 mijë euro.

Sa u përket aftësive profesionale, ndaj gjyqtarit Hallunaj është bërë një ankesë nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me vendimin për pafajësinë që i dha Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë vendimi ka qenë i pabazuar dhe i njëanshëm dhe janë anashkaluar provat.

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e Vettingut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë