Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Gjyqtarja Alma Kolgjokaj ka vendosur ekstradimin e Gjoxhajt drejt Kosovës, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.
Vendimi është cilësuar si antikushtetues nga mbrojtja, sipas të cilës Kosova nuk ka sjellë prova shtesë.
LEXO EDHE:
– “Ka kaluar afati 40-ditor”, ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj kërkon lirinë, por gjykata e lë sërish në burg
– Letër publike nga Burgu 313, Dritan Goxhaj: Vrasësit e paguar nga Serbia duan të eliminojnë totalisht UÇK-në dhe këdo që ka luftuar me të
– Në pritje të ekstradimit në Hagë, burg me afat 40 ditor për ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj
– Mëmëdheu, UÇK-ja dhe Gjykata Speciale – Shkrimi i Dritan Goxhajt në 2 janar 2023
Goxhaj u arrestua në Tiranë në 31 korrik dhe rrezikon të ekstradohet nga Kosova në Gjykatën e Hagës.
Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.
LEXO EDHE:
– Kush është Dritan Goxhaj, shqiptari i parë i arrestuar për luftën e UÇK, akuza për Këshilltaren e Ministres dhe dënimi i Mustafës në Hagë
– Arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj. Nxori emrat e dëshmitarëve të gjyqeve speciale
– Avokati i Goxhajt: Dora e Serbisë për t’i çuar luftëtarët në gijotinë. Reagojnë veteranët e Kosovës
Avokatët e Dritan Goxhajt e kanë konsideruar arrestimin si politik arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK, ndërsa mbështetës të tij kanë protestuar vazhdimisht me parrulla duke kundërshtuar ekstradimin e tij.


Dhe, ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës po mbahej gjyqi, jashtë saj disa dhjetëra qytetarë protestonin kundër ekstradimit të Goxhajt. Me pankarta në duar, plisa në kokë dhe bluza me simbolet kombëtare dhe të UÇK-së, ata e konsideronin të padrejtë arrestimin, ndërsa kërkuan lirimin e Goxhajt.
Dritan Goxhaj ka mbi një muaj e gjysmë që kundërshton ekstradimin dhe e cilëson arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë. Ai u arrestua me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Goxhaj në fakt ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, por Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




