Lajme

Drejtuesi i SPAK, intervistat me 3 kandidatët në 18 dhjetor

Intervistat me tre kandidatët për drejtuesin e përkohshëm të SPAK, do të zhvillohen më 18 dhjetor.
Lajmi është bërë me dije nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në njoftim thuhet se intervistat do të fillojnë nga ora 9.30 te salla e mbledhjeve të KLGJ, sipas rendit alfabetik.
Intervistat do të transmetohen live me regji qendrore.

Ndërkohë, një ditë më vonë, më 19 dhjetor do të betohen te presidenti Meta tetë anëtarët e “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK).

SPAK do të ketë si fokus hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimin e organizuar.
Kjo strukturë do të ketë ndihmën e një strukture tjetër hetimore që është Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKH), anëtarët e të cilit janë hetuesit dhe oficerë të Policisë Gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë