Menaxhim

Drejtoria e Tatimeve publikon videon/Si persona që hiqen si punonjës mashtrojnë bizneset

Nga Gazeta ‘SI’- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka treguar me anë të një video mashtrimin që i bëjnë disa individë bizneseve duke u prezantuar si punonjës tatimorë.

Në videon më poshtë, tregohet një mashkull i cili është paraqitur pranë një biznesi si inspektor tatimesh.

Video:

DPT ka udhëzuar bizneset që të mos pranojnë asnjë individ që hiqet si punonjës i administratës nëse ai nuk ka badge-in identifikues dhe një urdhër me firmën e punëdhënësit të tij.

Nisma informuese ka ardhur si shkas i shumë bizneseve të ankuara për këtë situatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë