Rend dhe Ligj

Drejtori i policisë Gledis Nano shkon në SPAK, takim me Arben Krajën

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte, ku do të takohet me kreun e këtij institucioni, Arben Kraja.

Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt.

Ditët e fundit, disa ish-funksionarë, deputetë apo zyrtarë publikë janë paraqitur në SPAK si deklarues apo persona që kanë dijeni.

Gjatë ditës së djeshme ishte radha e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziut që të pyetej. Edhe ai sqaroi pozicionin e tij, ku tha se ishte si deklarues.

Por ish-kreu i pushtetit lokal të Kamzës u pyet pas një denoncimi të kryebashkiakut Rakip Suli që këmbëngul se paraardhësi ka abuzuar me detyrën.

Më herët si deklarues ishin edhe zyrtarë të tjerë, si Ilir Beqja, Tualant Balla, Dritan Leli dhe Blendi Gonxhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë