Pas më shumë se tre muajsh nga vdekja e Diego Armando Maradonës, dhimbja jo vetëm që nuk ka ikur në Argjentinë, por është bërë edhe më e padurueshme nga publikimi i telefonatave mes personave që kujdeseshin për të.
Për këta persona është hapur një hetim, që tashmë është në një moment kyç dhe mijëra njerëz, mes tyre edhe vajzat e Maradonës, Dalma dhe Xhanina, bashkë me nënën e tyre Klaudia, kanë marshuar në rrugët e Benos Airesit. Një marshim paqësor për të kërkuar vetëm drejtësi.
“Drejtësi për Diegon”. “Nuk vdiq, e vranë”. “Ndëshkim për fajtorët”. Këto ishin disa nga parullat që mbanin në duar ata që morën pjesë në këtë marshim.
I akuzuari kryesor në hetimin për ndarjen nga jeta të yllit argjentinas është mjeku i tij personal, Leopoldo Luque, për të cilin dyshohet se ka vepruar qëllimisht për të çuar Maradonën drejt vdekjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje