Kosova

Drejt Hagës edhe Rexhep Selimi

Rexhep Selimi- Shef i Grupit Parlamentar te LVV niset nesër drejt Hagës. Lajmin e ka konfirmuar ai në  vetën e parë duke  bërë me dije se sonte në orët e mbrëmjes është njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për të.

“Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka thënë ai.

Pak më parë edhe Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është ndaluar nga forcat e Eulex pas nëntë orësh bastisjeje në banesën e tij.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së është ndalyar me urdhër të Gjykatës Speciale dhe avokati i tij, Valon Hasani tha se Krasniqi pritet që të dërgohet në Hagë.

Avokati konfirmoi se aktakuza ndaj Krasniqit është pranuar nga Gjykata, ndërkohë që për Hashim Thaçin janë kërkuar prova shtesë.

Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit nisi qysh në 05:30, e po ashtu kontrolle ka pasur edhe në shtëpinë tjetër të tij në Negroc të Drenasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë