Media Galeri

Drake krijon një varëse me 42 diamante dedikuar propozimeve që nuk i bëri

Drake po merr sërish vëmendje, këtë herë për varësen që ka bërë, i cili ia dedikon të gjitha propozimeve për martesë që ka dashur t’u bëjë partnereve që ka pasur në të kaluarën.

Varësja përbëhet nga 42 gurë diamantë nga të gjitha propozimet që ai donte të bënte, por në fund nuk i bëri. Sipas diamantëve në varëse, ai ka menduar të paktën 42 herë të propozojë. Ai ia ka vendosur emrin “Fejesat e vjetra”.

Sipas argjendarisë që ka postuar foton e varëses në rrjetet sociale, është prej ari të bardhë dhe ka 351.38 karat diamante. U deshën 14 muaj për t’u krijuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë