Nga Gazeta 'SI' - Qeveria do të njohë kontributin e punës edhe për ish-të punësuarit gjatë sistemit komunist, edhe nëse ata nuk e kanë të dokumentuar.
Drafti i ri i dalë nga ministria e Ekonomisë thekson se qytetarëve do t’u njihen vitet e punës nga mosha 18 vjeç deri në tetor 1993 për ndërmarrjet shtetërore, tetor 1992 për ndërmarrjet bujqësore dhe korrik 1991 për kooperativat.
Projektligji thotë se qytetarët duhet të deklarojnë që gjatë periudhës kanë jetuar në të njëjtin fshat ku kanë punuar dhe se nuk kanë qenë të burgosur.
“Miratimi i këtij projektligji, do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.
Njohja e këtyre kontributeve do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 1.7 miliardë lekë në vit të munguara për qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, dhe 5.2 miliardë lekë për ata në ish-ndërmarrjet shtetërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.