Lajme

Drafti i PPE: Të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias

Në asamblenë e Partive Popullore Europiane është miratuar një draft-rezolutë  ku përshkruhen zhvillimet politike në vendin tonë.

Nga Asambleja rekomandohet se parlamenti i Shqipërisë duhet të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese të  Kodit Zgjedhor. Dy nga kushtet që përshkruhen janë:

-Nxitet Parlamenti i Shqipërisë të respektojnë dhe zbatojnë menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias të kërkuar nga Shqipëria në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
-Nxitje për të siguruar funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë si dhe trupat e tjera gjykuese.
Asambleja gjithashtu shkruan se në një rezolutë të miratuar sot, bën thirrje për palët politike të bëjnë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e politike në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë